Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të premte, pasi shpërndante kokainë në Burrel.
Gjatë kontrolli ndaj shtetasi me iniciale E.Sh., 33 vjeç, u sekuestrua lënda e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
“Arrestohet një 33-vjeçar që shpërndante kokainë, në qytetin e Burrelit.
Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel