Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ka sjellë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, në pronësi të pesë shtetasve.
Tashmë janë konfiskuar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të: Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.
Çfarë janë sekuestruar në kuadër të operacionit policor “Konfiskimi”:
-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;
-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.
Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.
Top Channel