11 milionë euro transferta/ Zbulohet skema si vepronin të akuzuarit, cilat janë 38 subjektet në vendet e parajsës fiskale

20/12/2024 11:21

Dy persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, të cilët përmes mashtrimit transferuan 11 milionë euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit drejt Shqipërisë.

Mësohet se Arlinda Markudhe dhe Darin Gezdari janë ndaluar nga autoritetet.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha skema u sinjalizua për tatimpaguesin subjekti “GREEN VIEW MARKETING” me administrator Gezdarin në shtator të vitit 2024.

Gjatë procesit të kontrollit nga Drejtoria e Kontrollit Tatimor DRT-Lezhë, pasi subjekti kishte ndryshuar disa herë adresë përfshi Shkodrën dhe Tiranën dhe duke shmangur kontrollet e thelluara operacionale tre herë radhazi likuidatori dhe administratori i shoqërisë Darin Gezdari ka dërguar shkresë në sistem që ndodhet në situatë të rëndë shëndetësore.

Sipas akteve të këtij subjekti rezulton se u krijua në 2020 nga Edmir Simoni i cili ia shiti italianit Lorenzo Cerantola dhe ky i fundit të dyshuarit Gezdari.

Sipas hetimeve të prokurorisë Simoni gjatë kohës që kishte krijuar shoqërinë por edhe në vazhdim rezulton i punësuar me kohë të plotë si roje bregdetare dhe pranë një restoranti.

“Shoqëria nuk posedon asnjë instalim apo makineri dhe pajisje informatike zyrë sipas inventarit të vetdeklaruar nga shoqëria në bilancin e vitit 2021 dhe kryen shitje ne vlerën 1, 008, 884, 137 lekë për dy vite” bëhet me dije nga grupi i hetimit.
Ndërkohë që bankat i kanë treguar prokurorisë veprimtarinë financiare ku mes të tjerash rezulton se janë kryer transfertë prej ” 5,856,298 euro nga subjekte të huaja me aktivitet kryesisht kazino, baste online”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha jep ekskluzivisht emrat e subjekteve që përmes ” Green Vieë Marketing” u kryen shitjet dhe për rrjedhojë u krye pastrimi i 11 milionë euro. Dyshohen 38 subjekte të vendosura në vendet e parajsës fiskale dhe konkretisht:

1
GAMETECH MARKETING LIMITED (GIbraltar)
2
HILLSIDE SPORTS GP LIMITED ( GIBRALTAR)
3
MONKEY 9 LIMITED AVLONOS ( QIPRO)
4
DREAM BOX GAMES OU (ESTONI)
5
Secretary’s Lane Gibraltar (GIBRALATAR)
6
COE SERVICES LIMITED (GIBRALTAR)
7
GENESIS GLOBAL LIMITED (MALTE)
8
BML Group Limited (MALTE)
9
CONNECTPAY UAB (LITUANI)
10
BQC Consulting GMBH CO (ZVICER)
11
MT ROOTZ LTD (MALTE)
12
Heroic Promotion Limited (GIBRALATAR)
13
SUPRMEDIA LTD – SUPRHOLDINGS LTD (GIBRALTAR)
14
FINANCE INCORPORATED LIMITED (MALTE)
15
MATCHING VISIONS LIMITED (MALTE)
16
1UP Services (CY)Limited (QIPRO)
17
Mediaology Limited (GIBRALTAR)
18
Aspire Global PLC (MALTE)
19
Ëihte Hat Holdings LTD (Gibraltar)
20
Red Rhino Limited (MALTE)
21
TRUE FLIP GAMING LTD(MALTE)
22
Fair Game Softëare Kft. (HUNGARI)
23
EMP System Limited (MALTE)
24
PRIVALGO LIMITED (GIBRALTAR)
25
SQUIBO Limited (QIPRO)
26
DMG Solution LTD (GIBRALTAR)
27
BETËAY LTD GUERNSEY BRANCH(GIBRALTAR)
28
NORTH POINT MANAGEMENT LTD (MALTE)
29
Bloë Fish Marketing LTD (GIBRALTAR)
30
BUTONS LIMITED (GIBRALTAR)
31
Videoslots Limited Casinos (MALTE)
32
DMG Solutions B.V.
33
ML Entertainment Holding Limited (MALTE)
34
GAMING ONE LIMITED (MALTE)
35
AFFILIATION LUCKYDAYS
36
Maxent Limited (MALTE)
37
Maxent Limited (MALTE)
38
Canada Inc – Profectus Group.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA