Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme
Sipas raportimeve të fundit, fëmijët duke nisur nga 13 vjeç e lart në Poloni kanë të detyruar në kurikulën shkollore të bëjnë stërvitje me armë simulimi zjarri.
Zyrtarët thonë se hapi dramatik është marrë nga “frika e sulmeve të mundshme nga Rusia”.
Ata shtojnë se mësimet do të kryhen nën mbikëqyrjen e të rriturve dhe nuk do të përdorim plumba por armë simuluese.
Ewa Golinska, drejtoreshë e shkollës fillore Nicolaus Copernicus në veri të Polonisë tha për veprimin e pazakontë: “Është një lëndë e detyruar tashmë në shkollat polake montimi e çmontimi i armëve”.
Rrjeti gjerman DW kishte intervistuar një numër nxënësish që çuditërisht merrnin mësime armësh në një shkollë në Poloni, pas mësimit të historisë së matematikës.
Nxënësit e quanin “zbavitëse” orën e stërvitjes me armë teksa mijëra shkolla në Poloni po përgatisin të marrin armë stërvitore me lazer.
Megjithë shqetësimet e kulturës së armëve te femijet, Polonia është një nga vendet me rregulla më të lirshme për to në Bashkimin Evropian, duke i lejuar për justifikime si gjueti, sporte apo koleksione.
Civilët mund të marrin leje armësh për vetëmbrojtje me miratimin e policisë lokale.
Shitësi i armëve Krzysztof Gasior, tha se ligjet e armëve janë nga më të lirshmet në Evropë, duke thënë se nganjëherë është më e thjeshtë të marrësh leje arme sesa patentë drejtimi, shkruan rrjeti britanik Metro.
Top Channel