Dëshmitarët thanë se burri kishte sulmuar anëtarët e stafit dhe kishte kërcënuar të lëndonte pasagjerët, para se siguria e mjetit të ndërhynte duke e lidhur dhe injektuar.
Në pamje të publikuara shihet 35 vjeçari tragjik Michael Virgil, në një fushatë shkatërrimi brenda mjetit detar, pasi anija ishte nisur nga Los Angeles në Kaliforni, drejt Ensenada në Meksikë.
Virgil shihet në një korridor duke goditur me shkelma një derë dhe më pas heq bluzën teksa një grup njerëzish mblidhen në skenën kaotike.
Dëshmitarët pretendojnë se ai sulmoi anëtarët e stafit dhe kërcënoi të lëndonte pasagjerë, para se siguria të ndërhynte, shkruajnë rrjetet amerikane TMZ e Fox 11.
Zyrtaret e sigurisë kishin përdorur lidhëse dhe spraj djegës për ta imobilizuar burrin dhe më pas e kishin injektuar me qetësuesin që duket se i solli vdekjen.
Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është deklaruar nga kompania e kroçerave dhe rrethanat e përplasjes mbeten të paqarta.
Por familjarët e Virgil thonë se kjo nuk ishte sjellja e tij karakteristike dhe insistojnë se ai nuk sillej në atë mënyrë.
I ndjeri raportohet se udhëtonte me të fejuarën dhe djalin e tij shtatë-vjeçar. Hetimet per tragjedine vazhdojnë, shkruan rrjeti The Sun.
Top Channel