Franca thotë se nevojiten 36,6 milionë euro për të shpëtuar fortesën e famshme ‘Fort Boyard’ (fotot)

19/12/2024 19:00

“Kemi nevojë për €36.6 milionë për të shpëtuar këtë monument të rrallë të shekullit të 19-të dëmtuar, por që mbetet një ndërtim emblematik ushtarak i epokës”, tha Ghislaine Guillen, drejtoresha e projektit ‘Save Fort Boyard’ për shpëtimin e tij.

Përfaqësuesi qeveritar Mathieu Barbier gjithashtu kërkonte mbrojtjen e fortesës ku janë xhiruar filma e programe televizive , teksa evidentonte dëmet në disa pjesë të fortesës impresionuese.

“Ka shenja madhore dëmi nga uji, çarjet shihen në disa pjesë brenda fortesës. Nëse nuk veprojmë tani ajo do të shkatërrohet. Dëmet kanë ndodhur gjatë stuhive të përsëritura prandaj duhet vepruar sa më herët.

“Projekti është i shtrenjtë pasi punuan në det të hapur është e kushtueshme prandaj flasim për një buxhet total prej rreth €36 milionë”, shtonte Barbier për AFP.

Drejtori teknik Yves Stassen, shtonte se projekti i rindërtimit fokusohet te strukturat historike dhe shtimi i një prite në anën veriore të fortesës.

“Në pjesën e hyrjes së fortesës do të formohet një port për afrimin e anijeve dhe do të shtohet një mbrojtje e njohur si ‘risberme’, e cila do të ndërtohet me stilin tradicional të kohës”.

“Do të ruajmë në minimum punimet në fortesë duke krijuar parafabrikime të pjesëve që më pas do të sillen në Fort Boyard”, tha ai për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/6
Përfaqësuesi qeveritar Mathieu Barbier gjithashtu kërkonte mbrojtjen e fortesës ku janë xhiruar filma e programe televizive , teksa evidentonte dëmet në disa pjesë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA