Dëmtoi dorën aksidentalisht në një makineri, ndërron jetë punëtori në Tiranë
19/12/2024 15:59
Një 65-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Petrelë.
Shtetasi me iniciale M.P, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit XH.H.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel