19 vjeçarja tragjike Beandri Booysen e cila vuante nga një sëmundje e rrallë që e bënte trupin e saj të plakej rreth tetë vjet brenda një viti, ka vdekur pak ditë përpara Krishtlindjeve.
Beandri nga Pretoria në Afrikën e Jugut, nuk pritej të jetonte përtej moshës 14 vjeçare por refuzonte të dorëzohej dhe postonte në rrjet video të jetës së saj, duke akumuluar mijëra ndjekës dashamirës.
Vetëm dy muaj më parë ajo peshonte 12 kilogramë dhe kreu operacionin në zemër, që rezultoi me sukses aq sa vajza priste të kalonte Krishtlindjet me prindërit.
Ajo raportohet se ka lindur me sëmundjen Hutchinson-Gilford ose sindroma ‘progeria’, që shkakton plakje të fëmijët dhe degjenerim të kockave të tyre.
Gjendja konsiderohet e pakurueshme nga mjekësia moderne teksa rreth 200 vuajtës së saj janë konstatuar në botë.
Nëna e Beandri, Bea konfirmonte lajmin në rrjetet sociale dhe falënderonte fansat e të bijës në rrjet për mbështetjen e dashurinë që i kishin dhënë.
‘Beandri njihet për karakterin e saj të zjarrtë dhe të qeshurat që përfshinin të gjithë, duke u bërë një simbol i rezistencës ndaj sëmundjes edhe për të tjerë fëmijë”, shkruante Bea.
Prindërit e të ndjerës Bea, 53 vjecare dhe Pieter, 57, kanë tre djem më të mëdhenj se Beandri Jaco, 23 vjeç, Herman, 21, e Ruben, 14, që nuk vuajnë nga sindroma e rëndë, shkruan Daily Mail.
Top Channel