
Në një rezyme të 2024-ës, pasditen e sotme, artistja Manjola Nallbani ka treguar disa detaje nga viti i saj.
Manjola ka rrëfyer se së fundmi ka punuar për ‘musical-in’ e parë që vjen nga Akademia e Arteve, me pjesëmarrjen e të gjithë studentëve dhe drejtimin artistik të saj, “Mama mia”.
Këngëtarja ka pohuar se ky ‘musical’ ka marrë totalisht vëmendjen dhe dedikimin e saj, sepse vjen për herë të parë që nga momenti i themelimit të Akademisë së Arteve.
Me sportivitetin që e karakterizon, artistja është përgjigjur përballë 10 pyetjeve të shpejta, ku ka treguar edhe detaje nga jeta e saj familjare.
Manjola ka treguar se e ka vendosur e para pemën dhe është gati ta mbajë atë të dekoruar deri në verë.
“Mbahu” ishte fjala më e shpeshtë që Nallbani i ka thënë vetes përgjatë vitit që po lëmë pas, teksa ka krijuar dhe atmosferë duke risjellë një prej këngëve të saj “Sa e kam prit” livë në studio.
Top Channel