Parashqevi Simaku u rishfaq në sytë e publikut pas rreth 30 vitesh, ndërsa u gjet në një stacion treni në New York.
Analisti Ilir Demalia në një intervistë për Top Channel, u shpreh se ajo ka dalë në skenë që në moshën 16 vjeçare dhe ka spikatur për talentin e saj dhe sigurisht hijeshinë dhe komunikimin e veçantë që kishte me publikun.
“Doli 16 ne festival nuk doli se u atraktu nga njerëzit e sigurimit. Ajo kishte talent, tip simpatik, kishte komunikim të mire me publikun, domethënë solli diçka të re. Nga muzikantë që flasin me kompetence për muzikën, nuk ka ndonjë vokal të madh, por di të interpretojë bukur, di të komunikojë me publikun, këngët popullore i qan, kur thonë Shqipëria e mesme. Kështu që kjo është e gjithë historia. Pa dyshim është artiste”, tha Demalia.
”
“Ne diskutonim për filmin, unë nuk kam qenë shumë i pasionuar pas festivaleve në Shqipëri. Diskutohej si një femër simpatike, si një zë i ëmbël, si një njeri që interpretonte. Por jo liberale, ose ishte liberale në natyrën e saj por jo se Parashqevia ishte shumë e kufizuar, ishte një njeri që jetonte në botën e vet. Nuk është se bënte ndonjë akt jashtë skenës, po në skenë ishte e ëmbël. Po nuk është se ka bërë një akt jashtë skenës siç kanë bërë të tjerë.
Por gjithsesi, po ju them që media duhet të ketë një diskutim të gjatë për artin gjatë regjimit komunist, që quhet sot realizëm sepse vazhdojmë të gënjejmë. Duhet ta trajtojmë siç ka qenë, duhet të bëjmë analiza si për historinë si për politikën, se jemi mësuar 30 vjet vetëm jemi gënjyer dhe manipuluar në sytë tanë”, tha ai.
Top Channel