Një gjysh i moshuar që ushqen me bukë pëllumbat çdo ditë në veri të Britanisë është paditur çuditërisht nga bashkia lokale për “ndotje dhe përhapje të kafshëve parazite”.
76 vjeçari që blen çdo ditë disa buke për të ushqyer zogjtë ka marrë papritur një urdhër “mbrojtje komuniteti’ kur zyrtarët thanë se zakoni tij tërheq kafshët e insektet parazitë në qytet.
Zhvillimi është pritur me zemërim nga komuniteti teksa bija e tij Paula Wilkins thotë se babai i saj nuk ka shkuar në zonat ku i është ndaluar aktiviteti i tij i preferuar.
Tashmë mini-bashkia e Hartlepool ka paditur Wilkins për shkelje të kufizimit në të paktën dy data këtë vit.
Bija 57 vjeçare e Wilkins thotë se rezidentët mbështesin babanë e saj dhe se zyrtarët po e shënjestrojnë atë qëllimisht.
Bashkia thotë se veprimet e tij tërheqin minjtë në qytet, që janë shtuar gjithashtu prej dyqaneve të ushqimit ‘fast-food’.
Por ajo thotë se i ati blen deri në 10 bukë të mëdha çdo ditë për të ushqyer zogjtë.
“Ai pëlqen faktin që i ushqen dhe shqetësohet për faktin që hapësirat e gjelbra janë gjithnjë e më pak në qytet”, thotë e bija, duke shtuar se zakoni i tij nisi kur burri humbi gjashtë njerëz të shtrenjtë njëri pas tjetrit disa vite më parë.
“Ai nuk po i bën dëm njeriu, vetëm po ushqen kafshët. Shpenzon pensionin e tij për bukë dhe fara për zogjtë”, thotë gruaja duke shtuar se i ati i ka dedikuar jetën mirëqenies së botës së egër, dhe ka hapur një faqe donacionesh për kostot e gjyqit, shkruan Daily Mail.
Top Channel