Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Ded Tosku, 70 vjeç.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se 70-vjeçari ka qenë duke drejtuar një triçikel i cili është përplasur me pjesën e parme të një trajleri.

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA