Pamje të rënda tregonin sot momentet kur një pemë gjigante Krishtlindjesh u përmbus papritur nga era e stuhisë duke lënë një punonjës të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, teksa po e përgatisnin për festat e fundvitit.
Struktura pluskuese rreth 60 metra e lartë ishte montuar në bregdetin e Rio de Janeiro, para se të rrëzohej në ujë nga stuhia pasditen e djeshme, shkruan Daily Mail.
Në pamjet dramatike shihen punonjësit që hidhen në ujë duke u përpjekur të largohen me not para se pema të shembej.
Policia tha se po heton tragjedinë, ku raportohet se humbi jetën punonjësi 21 vjeçar Vinicius dos Santos Abreu.
Dy të plagosurit mbeten në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Kalimtarët e shokuar degjohen ne video qe lëshojnë klithma kur struktura shembet në dukje nga era, teksa disa figura njerëzish shihen në bazën e saj.
Zyrtarët e bashkisë njoftonin mbrëmë: ‘Marica shpreh keqardhje për incidentin ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shembjes së pemës dekorative të Krishtlindjeve’, shkruan Daily Mail.
Top Channel