Piratët kërkojnë $10 milionë për lirimin e anijes kineze me 18 vetë ekuipazh (fotot)

17/12/2024 21:41

Një zyrtar tha sot se piratët që kanë marrë peng një anije peshkimi në pronësi kineze me 18 njerëz ekuipazh, në verilindje të Somalisë kërkojnë një shpërblesë prej 10 milionë dollarësh.

Zyrtari somalez tha se pengmarrësit kishin shpërndarë imazhe në rrjetet sociale të ekuipazhit të kapur, të rrethuar nga njerëz të armatosur në kuvertën e anijes, pa dhene te tjera detaje.

Anija raportohet se mund të jetë marrë peng prej fundit të vitit që shkoi dhe është dërguar në rajonin Xaafuun në Somali, ku mbahet bashkë me të kapurit.

Sipas informacioneve, forcat e sigurisë së anijes ishin bashkuar me njerëzit e armatosur të rajonit bregdetar.

Qeveria somaleze tha se anija punonte prej kohësh në rajon pasi kishte marrë një liçencë peshkimi në Puntland në 2020, e cila tashmë ka skaduar.

Mediat perëndimore thonin se zyrtari vendas fliste në kushte anonimati pasi nuk ishte i autorizuar të diskutonte për çështjen delikate.

Forca detare e Bashkimit Evropian, ‘Eunavfor Atalanta’ që vepron në rajon, vetëm javës që shkoi e klasifikoi incidentin si “grabitje detare”.

Megjithëse informacionet mbi ngjarjen janë të pakta dhe rrethanore, pengmarrja e fundit tregon për sfidat e transportit në ujërat e Somalisë ku vitet e fundit janë parë disa pengmarrje të profilit të lartë.

OKB thotë se më shumë se 100 rrëmbime të tilla janë ndodhur dekadën e fundit.

Incidentet pësuan një rënie pas dislokimit në rajon të forcës detare evropiane dhe të SHBA që patrullojnë ujërat ndërkombëtare, shkruan rrjeti amerikan ABCN.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtari somalez tha se pengmarrësit kishin shpërndarë imazhe në rrjetet sociale të ekuipazhit të kapur, të rrethuar nga njerëz të armatosur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA