Pas rrëzimit të kryeministrit francez, deputetët kalojnë ‘ligjin special’ për të vijuar qeverisjen (fotot)

17/12/2024 18:17

Më shumë se një javë pas votës historike të mos-besimit që rrëzoi kryeministrin francez pa arritur të kalonte buxhetin e ardhshëm, deputetët francezë miratuan mbrëmë unanimisht një “ligj special” për të mbajtur në këmbë makinerinë e taksave dhe mbështetjes sociale, shkruan rrjeti vendas AFP.

Ligji minimalist është krijuar posaçërisht për të ruajtur qeverisjen pas rrëzimit të Michel Barnier tre muaj pasi i emëruar kryeministër.

Barnier pësoi votën e parë të mos-besimit që prej qeverisë së kryeministrit Georges Pompidou’s në 1962, kur asokohe presidenti Charles de Gaulle u bë gjithashtu kryeministër.

Ligji u pranua unanimisht nga 481 deputetët që ishin në sallë, por partia e majtë “Franca e Papërkulur” abstenoi. Gjithsesi mbyllja financiare u evitua dhe nesër ligji del para Senatit.

Opozita dënonte faktin që kryetari parlamentit Yael Braun-Pivet refuzoi amendamentet për indeksimin e taksës ndaj të ardhurave sipas inflacionit.

Ata thanë se për çështje duhet të vendosë Këshilli Kushtetues i Francës pas miratimit të ligjit.

Nëse nuk ka indeksim “380,000 familje të reja” mund të përfundojë të taksuara, tha ministri i buxhetit në largim Laurent Saint-Martin, ndërsa korrektime priten edhe sot në parlament.

Për momentin shteti operon me ligjin special financiar, neni kryesor i të cilit është lejimi i ekzekutivit për të vendosur taksa bazuar mbi ato të vitit të shkuar.

Më pas i takon qeverisë së kryeministrit të ri Francois Bayrou të hartojë buxhetin që do të votohet në 2025, shkruan AFP.

FOTO GALERI
1/3
Ligji u pranua unanimisht nga 481 deputetët që ishin në sallë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA