Aktivisti kundër gjuetisë së balenave Paul Watson është liruar sot pasi Danimarka refuzoi urdhrin e ekstradimit nga Japonia pas një incidenti të vitit 2010 me anijet e gjuetisë.
Ai ishte mbajtur i burgosur në Groenlandë që prej mandat arrestit të vitit 2012 për dëm të shkaktuar ndaj një anijeje gjuetie japoneze, ku një marinar raportohet se ishte plagosur.
“Pas pesë muajsh kjo është dita e parë e lirisë kështu që ndjehem shumë mirë”, tha Watson në një lidhje video me rrjetin AFP pak pas lirimit në Goenlandë.
“Arresti im fokusohet në vëmendjen ndërkombëtare ndaj Japonisë që vazhdon gjuetinë e balenave”, thotë 74 vjeçari, duke shtuar se edhe Danimarka është fajtore për gjuetinë e delfinëve dhe balenave në Ishujt Faroe.
Watson, i cili është paraqitur dhe në një serial televiziv për aktivistët e gjuetarët e detit, njihet për taktika agresive si përplasjet me anijet në det.
Jean Tamalet, një nga avokatët e Watson tha për rrjetin AFP se “përballja nuk ka marrë fund.”
“Ne do të sfidojmë mandatin e arrestit të Japonisë për të siguruar që Paul Watson të udhëtojë në botë i qetë dhe të mos ketë më episode të tilla”.
Watson është ankuar më parë për vendosjen e listën e të kërkuar të Interpol duke thënë se ajo është “për vrasës serialë, kriminelë lufte dhe trafikantë droge”.
AFP shkruan se vendimi Danimarkës për refuzimin e ekstradimit bazohet në kohën e kaluar mes ndalimit të Watson dhe kohën e akteve të kryera prej tij.
Tokio akuzon Watson se ka plagosur një detar japonez kur ai lëshoi një bombë tymi për të prishur aktivitetin e gjuetarëve të balenave dhe kur përplasi mjetin e tij Sea Shepherd me peshkarexhën Shonan Maru 2 në vitin 2010.
Avokatët shtonin se Watson nuk do të kishte një gjykim të drejtë në Japoni, ku i akuzuari supozohet fajtor derisa të provohet e kundërta. /AFP/
Top Channel