Japonia njofton $27.5 milionë ndihma humanitare për Afganistanin (fotot)

17/12/2024 16:27

Japonia njoftoi sot se po angazhon 27.5 milionë dollarë në ndihma humanitare për Afganistanin.

Njoftimi Tokios vjen pasi agjencia e ushqimit e OKB tha se kishte nevojë për të paktën 700 milionë dollarë për të vijuar operacionet e saj.

Lajmi u dha nga ambasada japoneze në Kabul pas apelit për ndihmë teksa disa zona të vendit përballen me krizë urie.

“Njoftojmë me kënaqësi se qeveria e Japonisë ka vendosur të shtojë 27.5 milion dollarë si asistencë humanitare për Afganistanin, me shpresën që kjo të sjellë ndryshim në jetën e afganëve më të varfër e në nevojë”, njoftonte ambasada.

Më herët agjencia e ushqimit e Kombeve të Bashkuara tha se rreth 15 milionë afganë nuk kishin siguri për vaktin e ushqimit të radhës, teksa rreth 11.6 milionë njerëz ose rreth 25% e popullatës janë aktualisht në krizë.

Raporti i OKB shton se 14.8 milionë njerëz janë në nevojë humanitare për ushqim nga nëntori 2024 deri në mars 2025.

Rreth 3.5 milionë fëmijë nën pesë vjeç dhe 1.15 milionë gra shtatzëna ose që kanë lindur së fundmi prite të vuajnë nga kequshqyerja deri në vitin 2025.

Në krahasim me 2024, kjo shënon një rritje prej 28% të fëmijëve të kequshqyer në vend, shtohej më tej në raport, shkruan rrjeti turk Anadolu.

FOTO GALERI
1/2
Lajmi u dha nga ambasada japoneze në Kabul pas apelit për ndihmë teksa disa zona të vendit përballen me krizë urie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA