‘Ishulli’ i ri shfaqet në ujërat e Venecias, duke u ofruar banjo dielli larg turmave të turistëve (fotot)

17/12/2024 19:26

Një ishull i ri raportohet se ka dalë ne sipërfaqe nga ujërat rreth qytetit lagunë Venezia, që sipas raportimeve ofron banjo dielli gjatë gjithë vitit dhe larg turmave të turistëve që vërshojnë në qytetin e mrekullueshëm.

Toka e vogël në hyrje të Venecias ngrihej mbi sipërfaqe çdo verë, por mbulohej sërisht nga ujërat e baticat e fuqishme të dimrit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Por pas ngritjes së barrierave artificiale kundër përmbytjeve para brigjeve të Venecias, ishulli ka mbetur i dukshëm që prej vitit 2020, dhe shpejt mund të kthehet në një element të përhershëm të lagunës.

Vendasit në Venecia raportohet e vizitojnë ishullin e quajtur Bacan gjatë verës, duke u shtrirë në rërën e ngrohtë e duke bërë banjë në ujërat e tij të cekët.

Masa e vogël e tokës me rërë është rreth 250 metra i gjatë dhe 10 metra e gjerë ndërsa besohet se është krijuar nga depozitimet e baltës e sedimenteve nga deti.

Tani që rripi nuk është mbuluar më nga uji, toka e tij ka nisur të lulëzojë me një seri bimësh përfshi pemën vendase tamarisk, që ka lëshuar rrënjë.

Bimësia besohet se do të ndihmojnë në forcimin e strukturës së ishullit duke e bërë më rezistent, thonë ekspertet.

Vendi “popullohet” gjithashtu nga guaska të formave e ngjyrave të ndryshme, teksa inxhinieri vendas Giovanni Cecconi, tha se njëherë “kishte gjetur ne breg një midhje rreth 5kg.”

Duke folur për sistemin e barrierave të ujit Giovanni tha : “Barriera përshpejton ardhjen e ujit në lagunë kur eshtë hapur, kështu që më shumë rërë vjen për të mbështetur Bacan.”

“Duke e ngritur atë në dimër ishulli mbrohet nga vërshimet dhe erozioni”.

Zyrtarët italianë të turizmit tashmë inkurajojnë vizitorët të shikojnë dhe rrethinat dhe pjesët e veçanta të lagunës për të reduktuar ngjeshjen në qendër të qytetit.

Prandaj dhe ata që preferojnë qetësinë në Bacan mund të kenë së shpejti më shumë shoqëri, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/4
Një ishull i ri raportohet se ka dalë ne sipërfaqe nga ujërat rreth qytetit lagunë Venezia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA