Shkencëtarët në akuariumin e Sydney në Australi shiheshin sot duke kryer inseminime artificiale të peshkaqenëve leopard me spermë peshkaqeni të egër, si pjesë e përpjekjeve sipas tyre, për të ruajtur numrat dhe rritjen e diversitetit gjenetik.
Procedura është pjesë e një fushate të gjerë të shumimit të peshkaqenëve leopard ku përfshihen më shumë se 60 grupe konservimi dhe agjenci qeveritare.
Peshkaqeni leopard i zi me njolla ngjyrë qumështi vendoset në gjendje relaksimi nga studiuesit e akuariumit dhe më pas futet në një pishinë të vogël ku kthehet me kurriz.
Peshkaqeni i quajtur Zimba, është i pari peshkaqen leopard që jeton në një rezervat dhe që po mbarset artificialisht.
Koordinatorja Laura Simmons tha se kjo është mënyra e vetme për të shumuar numrat dhe rritjen e diversitetit pasi ky peshkaqen nuk bashkëvepron për t’u çiftuar.
Në të gjithë botën 37 përqind e peshkaqenëve të oqeaneve duke përfshirë dhe ata leopard konsiderohen si të rrezikuara dhe shkencëtarët shpresojnë të ndërhyjnë për të rritur numrat.
Procesi i inseminimit me një tub të gjatë zgjat vetëm disa minuta, teksa teknika është testuar në specie të tjera detare.
“Kjo specie i përket hapësirave të lira, por me reduktimin e tyre ne po ndihmojmë në mbrojtjen e saj,” tha për rrjetin AFP studiuesi austrialian Martelli.
Top Channel