Ekskluzive/ “Dëgjonte muzikë”! Shqiptarja në SHBA rrëfen si e gjeti Parashqevi Simakun në stacionin e trenit: Më tha më ka marrë malli…

16/12/2024 07:29

Një emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvira Tata, takoi dy ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në një intervistë për Top Channel, ajo rrëfen ndjesitë e atij takimi, si e njohu divën e muzikës shqiptare dhe se çfarë i tha ajo.

“Nuk e dija ku jetonte. E gjeta te një stacon i madh treni. E shikoj të ulur, e pyes a je Parashqevi Simanku? Kush je tha, lere thash kush jam unë, po ke ngritur një Shqipëri. Kisha byrek të ngrohtë me spinaq me vete, unë kam mall për byrekun tha. Dëgjonte muzikë Jazz”-tregon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA