Çfarë do të ndodhë me vendimin për sekuestron e vilave të Monika Kryemadhit? Shtyhet për nesër seanca

16/12/2024 12:41

Vendimi për sekuestrimin e vilave të Monika Kryemadhit do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.

Deputetja Monika Kryemadhi, teksa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” në fillim të dhjetorit, gjithashtu dorëzoi ankimimin për sekuestrimin e dy vilave në Tiranë.

“Dorëzova ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja bashkë. Ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë jo pa qëllim. Dhjetë policë te dera e shtëpisë të martën që kishim gjyqin në Apel, pesë minuta para se të hynim në gjyq.

Ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet provinciale dhe bolshevike. Me atë ccfarë pamë, është me të vërtetë shumë qesharake, jo profesionale, por është një procedure që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për të vazhduar në të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.”, u shpreh deputetja”, ka deklaruar ajo më parë.

Gjatë ditës së sotme ajo deklaroi se çështja do të shkojë në Strasburg.

Lexo edhe: Dy vila në Tiranë me sipërfaqe 898 m2/ GJKKO vendos sekuestrimin e pasurive të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA