Dy vila në Tiranë me sipërfaqe 898 m2/ GJKKO vendos sekuestrimin e pasurive të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

20/11/2024 15:09

Gjykata e Posaçme aprovoi kërkesën e SPAK për sekuestron preventive ndaj dy pasurive që kanë pronare deputeten Monika Kryemadhi dhe nënën e  saj Fatime Kryemadhi.

Për shkak të një hetimi pasuror të inicuar nga SPAK për mosjustifikim të të ardhurave, SPAK ka dyshime se gati 846 mijë euro janë të paargumentuara dhe për këtë ka dyshime se është përdorur skema e marrjes së kredisë bankare për të futur në sistem të ardhurat që dyshohen si pastrim parash.

Për këtë dyshim SPAK kërkoi sekuestrim të dy vilave  që llogariten me shumën e pajustifikuar  që sidoqoftë është ende nën hetim. Vendimi u  firmos nga gjyqtari korrupsion Erjon Cela që  është i njëjti i cili  shpalli masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij dhe dy shtetasve të tjerë, nën hetim për çështje korrupsioni, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.

Bllokimi i pasurive që do të qëndrojnë nën sekuestro preventive deri në përfundim të hetimit gjyqësor është ekzekutuar nga policia gjyqësore. Pasuritë nën lupë sipas njoftimit të SPAK janë një ndërtesë në Selitë me sipërfaqe 152 metra katrorë  në qendrën rezidenciale Kodra e Diellit, nën pronësi të nënës së deputetes.

Pothuajse e njëjta sipërfaqe pasurie, në të njëjtën qendër rezidenciale i është bllokuar si pronë edhe Kryemadhit. Zyrtarisht njoftohet se ngrirja e këtyre pasurive banesë  dhe kate nëntokë është njoftuar edhe në regjistrat e agjencisë shtetërore të kadastrës ndërkohë që verdikti i gjykatës bëhet me dije se i është deklaruar edhe pronarëve.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë