Pub-et tradicionale britanike njihen për emrat e tyre të çuditshëm e të mrekullueshëm, si ‘Pata e dehur’ apo ‘Përsheshi i maces’ (Drunken Duck, Cat Custard Pot) por meqënëse ato kanë ekzistuar prej disa gjeneratash sot shumë prej tyre mund të shkaktojnë debate me ndryshimin e normave dhe politikave të pranueshmërisë.
Sot baret me emrin ‘Koka e Saraçenit’ u bënë objekt i padisë nga një musliman për logon e tyre të arabit me turban në kokë.
Por si ai mjaft të tjerë që janë akuzuar për ‘mungesë respekti’ apo janë detyruar të ndryshojnë emrin e tyre prej ‘intolerancave moderne’ që kanë kthyer përmbys kriteret e pranueshmërisë apo respektit.
Javës që shkoi baret e vjetra britanike ‘The Midget’ (Xhuxhmaxhuxhi) në Abingdon u rihapën për publikun, por shpejt nisi kontestimi për emrin e tyre.
Pronari Greene King thotë se bari është hapur me emrin ‘The Magic Midget’ në 1974, dhe se emrin e ka marrë nga makina sportive ‘MG Midget’ e prodhuar dikur në Britani.
Por ‘liberalët e rinj’ thonë se emri vë në lojë njerëzit me paaftësi dhe nisën një peticion që ka mbledhur tashmë 1,300 firma.
Në peticionin e saj aktivistja Dr Pritchard shkruante se: ‘Midget’ është fjalë ofenduese dhe dehumanizuese për njerëzit me nanizëm.”
Megjithëse origjina e tij nuk ka lidhje me racizmin pronarët zgjodhën ta riemëronin The Willow Tree (Shelgu).
Ndërsa baret ‘Labour In Vain’ (Lodhu kot) në Staffordshire, celebronin 170-vjetorin e tyre në 2020 kur e gjetën veten mes kontestimeve për natyrën ‘raciste’ të praktikës që nënkuptonin.
Prej vitesh logoja e tyre tregonte një djalë të vogël zezak që fërkohej në banjë nga një çift i bardhë, sipas parodisë, me shpresë se ‘do t’i dilte ngjyra e zezë e lëkurës’.
Legjenda thotë se origjina e tij është nga një grua e bardhë që lindi një djalë zezak dhe nisi “të lodhej kot” duke e fërkuar për ta zbardhur që të mos krijonte dyshime te burri i saj.
Rrjedhimisht logoja u hoq në vitin 1994 pasi dy vajza 10-vjeçare u ankuan për racizëm, dhe u zëvendësua me një fermer që mbjell fara.
Baret historike “Dhelpra dinake plakë” në Birmingham në Britaninë qendrore, gjithashtu u shënjestruan nga aktivistët e kafshëve që pretendonin se ishte “ofendues ndaj dhelprave”.
Megjithëse baret datonin prej vitit 1891 dhe kishin pritur emra si Charlie Chaplin, i detyruan ta ndryshonin në ‘The Clever Old Fox’ (Dhelpra inteligjente plakë) për të mos diskriminuar ndaj të moshuarve.
‘Black Boy Pub’ (Bari i djalit zezak) kanë qenë rreth 70 në të gjithë Britaninë deri në 2011.
Por pas trazirave të vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policia u detyruan të ndryshojnë emrin pas 200 vjetëve.
Disa nga baret 600 vjeçare ‘The Black Boy Inn’ u detyruan të ndryshojnë emrin në ‘The Blackamoors’, emër që përshkruan në mënyrë më dashamirëse njeriun me ngjyrë me origjinë afrikane, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Top Channel