Turqia rihap ambasadën në Damask pas 12 vjetësh, pak ditë pas ndryshimit të pushtetit (fotot)

14/12/2024 18:45

Flamuri turk është ngritur sot në ambasadën e kryeqytetit të Sirisë gati një javë pas rënies së regjimit të Bashar al Assad.

Ambasada turke tha se ka rinisur sot operacionet e saj pas një ndalese prej 12 vitesh, kur nisi konflikti vjetër i aramtosur në Siri.

Turqia ka emëruar Burhan Koroglu, ambasadorin turk në Mauritani, si të dërguar me punë në detyrë në Damask, njoftonte dje ministri i jashtëm Hakan Fidan.

Ambasada turke ndodhet në sheshin qendror Rawda ku ndodhen dhe misionet diplomatike të shumë vendeve të tjera.

Ambasada turke kishte pezulluar aktivitetet e saj në 26 mars 2012, kur stafi dhe familjarët e tyre ishin kthyer në Turqi.

“Jemi të lumtur që misioni ynë diplomatik në Damask po rinis operacionet pas 12 vjetësh duke ngritur flamurin tonë të dashur,” shkruante zv. presidenti Cevdet Yilmaz turk në X.

“Hapja e ambasadës tregon përkushtimin tonë për stabilitetin e Sirisë deh paqen në rajon”, shtonte ai.

Assad, lideri Sirise per gati 25 vjet, është larguar drejt Rusisë pa një ofensive të shpejtë rebele, me mbështetje nga jashte.

FOTO GALERI
1/3
Ambasada turke ndodhet në sheshin qendror Rawda ku ndodhen dhe misionet diplomatike të shumë vendeve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA