Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, Ydai Xhafaj, 17 vjeç, është bërë i mundur arrestimi i autorit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, njoftimi i policisë.
Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur Xhafaj, pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij. I plagosuri aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel