Junta ushtarake në Guine zgjat gjendjen e tranzicionit, mes protestave të opozitës (fotot)

14/12/2024 18:26

Grupe opozitare në Guine kanë shprehur sot zemërimin e tyre ndaj një njoftimi të juntës ushtarake se gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë përtej vitit të ri.

Zëdhënesi i qeverisë ushtarake tha se kushtet për mbylljen e periudhës së tranzicionit nuk janë plotësuar.

Gjatë negocjatave të saj me vendet e bllokut rajonal ECOWAS, junta kishte premtuar kthimin e rendit civil me zgjedhje brenda dy vitesh, pasi mori pushtetin me grusht shteti në shtator 2021.

Në korrik ajo prezantoi draftin e kushtetutës me dy mandate të mundshme për presidentin, duke lejuar të marrë pjesë në zgjedhje dhe liderin aktual ushtarak Mamady Doumbouya.

Por referendumi i premtuar ende nuk ka ndodhur dhe junta nuk po tregon shenja se do të veprojë për organizim të zgjedhjeve.

Një seri grupesh opozitare duke përfshirë shoqërinë civile dhe aktivistë të njohur si ‘Forces Vives’, thanë se nuk do të njohin pushtetin e autoritetit të tranzicionit pas 31 dhjetorit.

Ata bënë thirrje për mobilizimin e diasporës së Guinesë për demonstrata në Paris, për të kërkuar largimin e juntës ushtarake nga pushteti , shkruan rrjeti AfricaNews.

FOTO GALERI
1/3
Një seri grupesh opozitare duke përfshirë shoqërinë civile dhe aktivistë të njohur si ‘Forces Vives’, thanë se nuk do të njohin pushtetin e autoritetit të tranzicionit pas 31 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA