Grupimet ‘radikale’ anti-taksa fitojnë popullaritet në Britani (fotot)

14/12/2024 21:32
Pete Stone (majtas)

Anëtarët e grupit britanik Sovereign Project (Projekti i sovranintetit) janë çuditërisht të sjellshëm e të durueshëm për të shpjeguar pikëpamjen e tyre të refuzimit të taksave dhe të tjera politikave të qeverisë pa konsultim me popullin, edhe pse për shumë kjo mund të quhet ‘radikale’.

“Nëse je ‘anëtar’ apo ‘qytetar’ i diçkaje ti e ke pranuar anëtarësinë dhe autoritetin e dikujt tjetër ndaj teje”, thotë kreu i lëvizjes Pete Stone, duke shtuar se kjo do të thotë se ke hyrë në ligjin tregtar detar ‘maritime law’ dhe ke pranuar ‘kontratën me autoritetin’.

Megjithëse këto nuk janë argumentet standarde që jemi mësuar të dëgjojmë në një bisedë ligjore, bëhet gjithnjë e më e qartë se këtu po më prezantohet një mënyrë e pazakontë e shikimit të realitetit, shkruan gazetari i Sky News për takimin.

Në një librari në Leicestershire ata intervistojnë Pete Stone, i njohur ndryshe si ‘Sovereign Pete’ (Piteri Sovran) që tashmë ka 20,000 britanikë të abonuar, të cilët janë anëtarë të Projektit Sovran, iniciativë e themeluar nga vete Stone në 2020.

Grupimet po i shkaktojnë probleme zyrtarëve lokalë në Britani me sfidat ligjore që u paraqesin për të justifikuar taksa ose detyrime të tjera të vendosura nga qeveria.

Argumenti i tyre kryesor është se “askush nuk është i detyruar të paguajë diçka për të cilën nuk është pyetur, ose nuk është pranuar e nënshkruar nga të dyja palët”.

Ata fokusohen në detyrimin për të paguar taksat, siç e artikulon zoti Stone, duke iu referuar sistemit feudal të Mesjetës:

“A e mbani mend sistemin feudal kur njerëzit ishin skllevër dhe detyroheshin të paguanin taksa? Kështu që vetëm nëse ai sistem është në fuqi në Britani edhe sot, njerëzit janë skllevër e shërbëtorë dhe duhet të paguajnë taksa. E vetmja mënyrë për të paguar është të kesh një kontratë, të kesh pranuar të paguash”, thotë Pete Stone.

Një tjetër anëtar, ndërtuesi 43-vjeçar Karl Deans i cili merret me rrjetet sociale të organizatës, thotë: “Ne nuk jemi këtu për të shmangur taksat.”

Qeveritë lokale janë objektivi kryesor i organizatës për kërkesat e tyre të taksave, të cilat zoti Stone i quan “krime të punonjësve bashkiakë”.

Provat në Britani sugjerojnë se çështja po kthehet në problem për bashkitë britanike që nuk dinë saktësisht si të argumentojnë në këtë rast.

Rrjeti Sky News thotë se nga 374 bashki në Britani, të paktën 172 (46%) kanë hapur faqe për t’iu përgjigjur qytetarëve sovranë që kërkojnë të shmangin taksat e banesës.

Por grupi ‘Sovereign Project’ dukjet se nuk ndalet me kaq. Ai është thellësisht anti-stabiliment, dhe ndoshta ‘konspirativ’, teksa Stone sugjeron se trazirat e verës janë organizuar nga vetë qeveria, shkruan rrjeti Sky News.

“Vllazëria sovrate operon përmbi të gjithë këtë, ne e shikojmë botën si një fushë shahu, ne e kuptojmë atë që po ndodh”, thotë Stone duke shtuar se qeveria britnaike nuk është në fakt në kontroll të vendit, por ka një qeveri të fshehtë mbi ta.

“Ata janë njerëzit që kontrollojnë qeveritë. Shumë njerëz thonë se janë ende këshilli i 13 familjeve të vjetra italiane që kanë krijuar fillimisht bankat,” thotë Stone.

Profesoresha Christine Sarteschi, e Chatham University, Pittsburgh, SHBA, thotë se është e shqetësuar për rrezikun e ideve të qytetarëve sovranë sidomos në SHBA ku armët janë të lirshme.

“Kjo lëvizje po rritet dhe duke u përhapur në vende të ndryshme mund të nisë të kryejë akte dhune.”

“Sovranët i besojnë vërtet idetë e tyre dhe nëse mendojnë se ofendohen nga të tjerët kur mendojnë se dikush kërkon t’i shtypë apo kontrollojë .. mund të përfshihen emocionalisht”, tha Sartchi.

Por anëtarët e Projektit Sovran i shpjegojnë me durim botëkuptimin pikëpamjet e tyre dhe sado radikale që është, popullatitetii tyre po rritet në Britani, shkruan rrjeti SkyNews.

FOTO GALERI
1/3
Në një librari në Leicestershire ata intervistojnë Pete Stone, i njohur ndryshe si ‘Sovereign Pete’ (Piteri Sovran) që tashmë ka 20,000 britanikë të abonuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA