Dënohet australiani që pretendoi se ishte para-mjek dhe trajtoi të miturin në aksident (fotot)

14/12/2024 18:05

Një 31-vjeçar në rajonin australian Neë South Wales është dënuar sot nga autoritetet për ‘marrjen e kompetencave’ të një mjeku emergjence në një garë amatore me motorë, ku trajtoi një fëmijë të plagosur në aksident.

Lachlan Gardner ka marrë urdhër dy-vjeçar korrektimi komunitar, pasi kishte promovuar veten si mjek me një kompani që kishte krijuar, e cila jepte ndihmën e parë në garat e motorëve në rajon në 2023, shkruan The Independent.

Në gjykatën e Sydney u tha se burri nuk kishte kualifikime dhe nuk ishte regjistruar kurrë si para-mjek, edhe pse e trajtoi në vendngjarje të miturin e plagosur në një përplasje në eventin e Port Macquarie.

Gardner kishte regjistruar një kualifikim të rremë për grupin e tij, ndërsa kishte dhënë ndihmën e shpejtë për një fëmijë plagosje në kokë dhe një tjetër me plagë në bark.

Gjatë garës në Liqenin Innes, Gardner kishte trajtuar fëmijën në përplasje që më pas ishte dërguar me helikopter në spital. Fëmija raportohet i rikuperuar nga dëmtimi dhe nuk ka asnjë provë për dëme të shkaktuara nga shërbimi i Gardner.

Ai pranoi dhe fajësinë për përdorim të përshkrimit të rremë duke nënëkuptuar se ‘ishte i autorizuar të praktikonte si para-mjek.’

“Është një shkelje e rëndë e besimit të komunitetit të pretendosh se je praktikues mjekesie, çka rrezikon shëndetin publik”,  tha kreu i rregullatorëve shëndetësorë australianë Martin Fletcher sipas rrjetit The Independent.

FOTO GALERI
1/2
Lachlan Gardner ka marrë urdhër dy-vjeçar korrektimi komunitar, pasi kishte promovuar veten si mjek me një kompani që kishte krijuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA