Ceremonia kthehet në tragjedi/ Pema e Krishtlindjes rrëzohet gjatë ndezjes së dritave, vritet një person

14/12/2024 15:39

Kryebashkiaku i qytezës së Girardot tha sot se kërkonte përgjigje pasi një polic 19-vjeçar u shtyp për vdekje nga rrëzimi i pemës së metaltë të Krishtlindjeve, megjithëse publiku tentoi ta shpëtonte.

Kevin Andrés Navas po punonte për sigurinë e eventit festiv të mërkurën në 11 dhjetor në Bolivar Park, Kolumbi, kur pema 30 metra e lartë u përmbys papritur duke shokuar pjesëmarrësit. Kamerat e sigurisë tregonin njerëzit që përpiqeshin të ngrinin strukturën gjigante që kishte zënë poshtë rojën, por ko ishte e pamundur prej peshës së saj.

Rrjedhimisht Navas u dërgua në spital në gjendje kritike por humbi jetën prej plagëve. I riu tragjik ishte i vetmi i lënduar në ngjarjen e frikshme, në të cilën dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë para se pema e metaltë të rrëzohej.

Kryebashkiaku i Girardot, Salomón Said Arias, u zotua të zbulonte nëse kishte shkelje të masave të sigurisë në gritjne e pemës.

“Kam kërkuar heqjen e të gjitha strukturave të instaluara në bashkinë tonë për të siguruar zbatimin e rregulloreve”, shkruan rrjeti Dailystar.

FOTO GALERI
1/3
Kryebashkiaku i qytezës së Girardot tha sot se kërkonte përgjigje pasi një polic 19-vjeçar u shtyp për vdekje nga rrëzimi i pemës së metaltë të Krishtlindjeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA