Britaniku thotë se spitali ‘i mban peng’ trupin e të atit dhe ai nuk e varros dot (fotot)

14/12/2024 16:26

Një burrë në Britani thotë se trupi i babait të tij po mbahet peng në këmbim të pagesës në një morg jashtë vendit, pasi spitali refuzon të lëshojë trupin për funeralin, nëse familjarët nuk paguajnë shumën prej rreth 45,000 dollarë.

82 vjeçari Titus Gatuthu Kabûrû Theuri, nga veriu i Londrës kishte udhëtuar drejt kryeqyteti kenian Nairobi, për një çështje fgamilajre, kur ishte sëmurur papritur dhe u shtrua në spital.

Burri kishte qëndruar dy muaj në kujdesin intensiv në spitalin e Nairobi me pneumoni, derisa ndërroi jetë në 24 tetor. Por fatura e trajtimit të Theuri, i cili nuk kishte sigurime shëndetësore, kishte arritur shumën marramendëse që spitali nisi të kërkonte që kur ai ishte gjallë në kujdes intensiv.

Djali i tij i zemërthyer Kaz Theuri, thotë se spitali merrte disa herë në ditë në telefon gruan e  Titus duke i kërkuar paratë.

Familja ka arritur të paguajë deri tani 14,000 dollarë nga faturat dhe lutet që ata të lirojnë trupin e Titus për të bërë funeralin Kenya.

Kaz tha për rrjetin Mirror: “Spitali tregon se ata kudesen më shumë për të ardhurat sesa për pacientin. Ata janë jo profesionalë dhe merrnin nënën time disa herë në telefon duke kërkuar pagesat e menjëhershme, kur babai ishte në kujdes intensiv.”

Kaz quante departamentin e financave të spitalit “të pasjellshëm, arrogant e djallëzor”, duke akuzuar më pas se mbanin peng trupin e të ndjerit për të marrë paratë të cilat ata nuk mund t’i paguajnë.

Eksperienca e hidhur ka dëmtuar nënën e Kaz e cila ka humbur burrin e 50 viteve dhe as nuk mund t’i bëjë funeralin.

Kaz tregon: “Nëna ime vuan nga disa sëmundje  dhe këto janë përkeqësuar nga stresi i sjelljes së spitalit. Prej tetorit 2024, nëna ime ka ndaluar të hajë dhe fle vetëm dy orë në ditë”.

Kaz ka krijuar një faqe donacionesh dhe shpreson të varrosë babain në Kenia vitin që vjen. “Babai im gjithmonë dëshironte të varrosej në Kenia dhe ne duam t’ia plotësojmë këtë dëshirë”, tha ai sipas The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Djali i tij i zemërthyer Kaz Theuri, thotë se spitali merrte disa herë në ditë në telefon gruan e Titus duke i kërkuar paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA