13/12 22:53
Një zyrtar i lartë izraelit, vlerëson se është e mundur deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje për pengjet që ende mbahen në Gaza.
Një diplomat arab tha për “The Times of Israel” në fillim të kësaj jave se ka shenja se Izraeli dhe Hamasi janë të gatshëm të bëjnë kompromis për kushtet e tërheqjes së Izraelit nga Gaza. “Megjithatë, pengesa kryesore në bisedime, nëse armëpushimi do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm, mbetet i pazgjidhur”, tha diplomati.
Diplomati mohoi gjithashtu një raport të “Wall Street Journal” që pretendonte se Hamasi u kishte dhënë ndërmjetësve një listë të pengjeve që është e gatshme të lirojë, duke përfshirë shtetas amerikanë.
Top Channel