Zbardhet vrasja në Durrës/ 35-vjeçari hodhi shokun e tij nga ura pas sherrit, gjendet trupi i viktimës! Familjarët e kërkonin prej ditësh

10/12/2024 19:57

Vrasja e 33-vjeçarit Branko Shkoza e ndodhur javën e parë të dhjetorit në Durrës është zbardhur pas disa ditësh.

Pas hetimeve nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit, Majlind Habibi.

35-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

H.SH. banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se autori banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Shkozën i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA