Pushteti në rajonin verior rus Tomsk njoftonte sot se prej fillimit të vitit që vjen studentet e universitetit që regjistrohen për kujdes shtatzënie, do të marrin gjithashtu pagesa prej 100,000 rubla ($1000).
Një iniciativë e ngjashme ka nisur dhe në rajonin Altai, ku shpërblimi do të jepet për studnetet shtatzëna për të shtuar numrin lokal të lindjeve, njoftonte ministrja e mbrojtjes sociale Natalia Oskina në një intervistë me rrjetin vendas Amic.ru.
Të paktën 11 rajone në Rusi kanë nisur iniciativa të ngjashme për shtatzaninë e studenteve të moshave 18 deri në 25.
Qeveria thotë se parashikon të tjera rritje vitin që vjen teksa përballet me numrin e reduktuar të lindjeve , komentonte dhe ministri i punës Anton Kotyakov.
Nënat e reja për herë të parë marrin shumën e plotë 677,000 rubla ($7,000) duke nisur nga viti 2025, në rritje nga 630,400 që është aktualisht, tha Kotyakov.
Gratë ruse që lindin fëmijën e dytë marrin pagesën 894,000 rubla ($9,300), edhe kjo në rritje nga 833,000 rubla aktualisht.
Megjithatë ekspertë demografie sugjerojnë se shifrat janë ende të vogla për të motivuar gratë të lindin më shumë se një fëmijë dhe se ato nuk marrin parasysh inflacionin, shkruajne mediat vendase.
Top Channel