Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë në lagjen Glidafa të Athinës këtë të hënë.
Dy persona u ekzekutuan, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje pazaresh. Protothema.gr shkruan se dy viktimat janë me origjinë turke, ndërsa një person mbeti i plagosur.
Policia greke ka bërë dy arrestime dhe sipas informacioneve të deritanishme viktimat ndodheshin në një Airbnb pranë vendit ku u vranë.
Dy persona me origjinë kurde janë duke u hetuar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka hapur zjarr.
Nga një video e publikuar, dëgjohen të shtënat me armë, dhe njerëz që vrapojnë të frikësuar, pasi mafia nuk pyeti për kalimtarët. Megjithatë nuk raportohet për qytetarë të lënduar, veç shënjestrave.
Top Channel