Birësimi u mundëson fëmijëve të braktisur  dhuratën e një familjeje, mirëpo një auditim i Kontrollit të lartë të shtetit nxjerr në pah se baza ligjore në vendin tonë nuk është e plotë dhe nuk ndjek praktikat më të mira europiane.

Në përfundim të auditimit KLSH evidenton mungesën e kritereve të qarta sidomos për vendosjen e kufirit maksimal të moshës së birësuesve, sigurisë martesore apo gjendjes ekonomike të tyre. Si dhe raporti del në konkluzion se mangësitë e monitorimit të periudhës së atashimit prind fëmijë dhe asaj pas birësuese nuk kanë garantuar plotësisht respektimin e interesit më të lartë të fëmijës.

‘Mosparashikimi i moshës maksimale të lejuar, ka sjellë si pasojë që aplikantët birësues të kërkojnë të birësojnë vetëm fëmijë të moshave 0 – 4 vjeç dhe të refuzojnë grup moshat e tjera. Diferenca e madhe e moshës së prindit birësues në krahasim me fëmijën, do të sillte problematika më të mëdha në mirërritje. Në legjislacionet e tjera si ai italian dhe gjerman  vendoset një theks i veçantë për kushtet e jetesës dhe ato ekonomike të aplikantëve birësues. Përgjithësisht aplikantët duhet të sigurojnë për fëmijët e birësuar një hapësirë të mjaftueshme  dhe të mund të ketë dhomën e tij. Kërkesa edhe për rrethanat profesionale të aplikantëve, përfshirë këtu edhe kohën e mjaftueshme dhe përkushtimin e nevojshëm për rritjen e fëmijës”.

Të dhënat tregojnë se që prej krijimit të Komitetit shqiptar të Birësimeve në 93’ janë adoptuar ligjërisht 1857 fëmijë. Teksa vitet e fundit ka patur një rritje të kërkesave nga familjet adoptuese të interesuara për birësim, brenda dhe jashtë vendit, ku për periudhën 2019 – 2023 janë kryer në total 40 birësime ndërvendase me agjenci të huaja apo nga autoritetet qendrore. Këtu Kontrolli i Lartë i shtetit evidenton problematikën e kryerjes së procesit të birësimit nga agjencitë ndërmjetësuese edhe pa licensë si dhe thekson mospërmbushjen e detyrimit ligjor  për monitorimin e tyre të procesit  pas birësimet.

“Sipas ligjit për birësimet, veprimtaria e agjencisë birësuese mbaron kur mbaron afati për të cilin është dhënë licenca. Në praktikë, veprimtaria e këtyre agjencive të huaja në vendin tonë nuk ka ndalur në periudhën 2018– e deri në tetor të 2021. Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka vijuar të mbajë marrëdhënie normale me to. Në përditshmërinë e punës së kryer në KSHB, ka rezultuar se ky institucion nuk ka ushtruar asnjëherë mbikëqyrje të veprimtarisë së këtyre agjencive”.

Raporti zbulon se as Ministria e Drejtësisë nuk ka mbikëqyrur ndër vite punën e institucionit të saj të varësisë, Komitetit të Birësimeve dhe vlerëson se ka ceduar bashkëpunimi mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA