Mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 568 të arrestuar për vepra të ndryshme penale ishte bilanci i punës i policisë së shtetit vetëm në një muaj.
Në 12 qarqe të vendit Policia ka kryer 73 operacione, 10 prej tyre u finalizuan në bashkëpunim me vendet e tjera, për kapjen ose ekstradimin e personave të cilët kishin një urdhërarrest ndërkombëtar. Po ashtu një pjesëtari të një grupi kriminal i janë sekuestruar 19 prona.
Gjithashtu u parandaluan 2 tentativa për trafikim të Kanabisit, një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa tjetri nga Kapshtica për në Greqi. në total janë sekuestruar 127 kg Kanabis dhe 6.1 kg Kokainë
Po ashtu policia Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruara, bëhet fjalë për mbi 1 milion eurove.
Top Channel