Partia e Lirisë po proteston para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këtë të premte.

Kjo protestë po zhvillohet pas kërkesës së kreut të PL, ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg.

Protestuesit janë pozicionuar para derës së SPAK me një parullë të madhe dhe pankarta në duar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po mban fjalën në protestë, ku thekson se SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi.

Blushi: Ky institucion me veprimtarinë e tij i ka shërbyer verbërisht këtij narkoregjimi, jemi sot këtu sepse SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shpresë të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm për barazi para ligjit, para instiucvuo9ni që sot prodhon vetëm padrejtësi dhe përndjekje politike dhe policeske para opozitës, sot është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron dhe jep imunitet korrupsionit skizofrenik.

Altin Dumani është sot armiku i shtetit të së drejtës, i lirive, mercenari më i verbër i rilindjes misioni i të cilit është persekutimi politik ndaj opozitës përmes proceseve hetimore të montuara. Rrëmbimi i bërë nga spak. Shkelja e Kushtetutës, e konventës janë shtyllat ku mbështet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK, është kthyer sot në pistoletë në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitën.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA