Zbulohet propozimi i PS për faljen e gjobave, Balla: Janë penalizuar padrejtësisht qytetarët për riparim çatie apo një mur mbajtës

05/12/2024 10:57

Partia Socialiste ka paraqitur një projektligj në Kuvend për faljen e gjobave.

Kryetarja e Kuvendit, kërkoi që drafti të futet në procedurë, por ndeshi në reagimin e opozitës, e cila deklaroi se nuk e kishte draftin.

Kemi disa raste të penalizimit të padrejtë të qytetarëve për riparim çatie, për një mur mbajtës. Do ftoj edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Në fund të seancës, pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet…njohja me draftin bëhet në komision sipas rregullores. Ju jeni kundër nismës? Sa i përket procedures, është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do të ngrija dy kartona, jo një karton. Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët”, tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA