Konflikt mes të rinjve në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona! Vihet nën hetim një 15 vjeçar, sherr me bashkëmoshatarin, mbante thikë me vete

05/12/2024 10:14
Foto ilustruese

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik që iu krye pas konfliktit me një bashkëmoshatar, iu gjet një mjet i vogël prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Stacioni i Policisë Konispol arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 25 vjeç, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Shalës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA