Vranësira dhe reshje shiu në zona të caktuara, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
04/12/2024 07:54
Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në ultësirën perëndimore.
Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë mëngjes 0 gradë C, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë deri në 55 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim të forcës 3 ballë.
Top Channel