Në një rrëfim për mëmësinë, Liesa Haxhiasllani ka treguar pasditen e sotme gjithë përjetimet e të qenurit mami për herë të parë.
Ajo tregoi se ka një vjehrrë sportive e se shtatzëninë e ka kaluar vetëm me partnerin e saj, Branko, me të cilin është njohur në ambientet e ‘Top Channel’.
“Na shkonte muhabeti mes pushimeve të regjistrimeve”, u shpreh ajo duke treguar se njohja ka nisur në vitin 2016.
Lidhur me eksperiencën e mëmësisë, Liesa shtoi se impenjimet ndryshojnë dhe se tani çdo gjë përgatitet duke llogaritur kujdesin për Sian.
Një moment tejet emocionues për Liesën ishte videomesazhi surprizë nga babai i saj dhe partneri, të cilët e bënë moderatoren mos t’i mbajë dot lotët, duke mos e fshehur se nuk e priste këtë gjë.
Top Channel