Dështojnë zgjedhjet e Atletikës, të planifikuara për nesër!

03/12/2024 16:36

Federata Shqiptare e Atletikës pas shumë diskutimesh disapalëshe dhe konsultimesh edhe me Ministrinë e Sportit ka vendosur të shtyjë sërish zgjedhjet për organet drejtuese të kësaj federate, nga presidenti, komitetit ekzekutiv dhe sekretari, të parashikuara për ditën e nesërme më 4 dhjetor.

Një atmosferë jo shumë e paqtë dhe me shumë pretendime nga palët, nga njëra anë e kandidatit Izmir Smajlalj i cili ishte i gatshëm të zhvillonte një asamble konform legjislacionit shqiptarë të ndryshuar në vitin 2020, me pjesëmarrjen e shoqatave në këtë asamble zgjedhore, pasi klubet duhen shndërruar në shoqata në bazë të këtij ligji dhe jo më klube sportive nën ombrellën e pushteteve lokale.

Ndërkohë nga ana tjetër ky ndryshim i statusit në momentin e fundit të 7 shoqatave që rrjedhimisht do të ishin pjesëmarrëse në këtë asamble, solli përjashtimin automatikisht të Taulant Stërmasit nga kandidimi për për president dhe Luiza Gegën nga kandimi për antare komiteti ekzekutiv, të dy këta të fundit të propozuar nga klube që kanë qenë pjesëmarrëse në asamblenë e fundit e vitit 2022.

Ky ngërç ligjor dhe përplasje pretendimesh me sa duket nuk mund të merrte një zgjidhje të menjëhershme dhe si rrjedhojë, për të qenë të gjithë të barabartë dhe pjesëmarrës në këtë proçes zgjedhor, u vendos nga Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Atletikës që të merret kohë, duke filluar nga përditësimi i statutit të kësaj federate i cili ende nuk ka qenë i miratuar as nga ministria dhe as i regjistruar në gjykatë, pasi duhej përshtatur me ligjin e ri për sportin të vitit 2020. Kështu statuti i përditësuar do t’i dërgohet ministrisë së sportit e cila do të ketë 60 ditë kohë për ta konsultuar dhe miratuar dhe më pas me miratimin e tij, dhe regjistrimin në gjykatë, do të përcaktohet data e re e zgjedhjeve ku sërish kandidatët do të jenë të njëjtë, Izmir Smajlaj përballë Taulant Stërmasit, nëse ky i fundit do të arrijë të sigurojë një shoqatë për ta porpozuar si kandidaturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA