Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Atalanta ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Serie A, kësaj radhe duke mundur Romën në transfertë me rezultatin 0-2.
Sfida nisi me ritëm të ulët, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje, teksa goli i parë erdhi vetëm nga De Roon në minutën e 69’ të takimit.
Më pas ekipi i Gasperinit, edhe pse ky i fundit ishte i pezulluar, arriti ta menaxhonte mjaft mirë lojën, teksa në fund ishte ish-i Zaniolo ai që vulosi sfidën.
Minuta pati dhe për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili duket se e la pas dëmtimin, pasi u aktivizua në minutën e 84’ të sfidës.
Kështu Atalanta vazhdon të jetë në garë për titullin me 31 pikë, një më pak se Napoli kryesues, teksa Roma nga ana tjetër vazhdon të vuajë në vendin e 15-të të tabelës me vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
REZULTATI:
ROMA 0-2 ATALANTA
De Roon 69’, Zaniolo 89’
GOLI I DE ROON (VIDEO)
GOLI I ZANIOLOS (VIDEO)
RENDITJA:

Top Channel