Krymadhi ankimon në SPAK sekuestrimin e vilave: Tani do nis profesion tjetër, të keqen e gjyqtarëve të Plepave të kohës së Berishës

02/12/2024 12:22

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion  zbaton masën “detyrim paraqitje”.

Ajo gjithashtu dorëzoi ankimimin për sekuestrimin e dy vilave në Tiranë.

Kryemadhi tha se nuk do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, pasi sipas saj nuk merrem më me politikë.

Do të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë kur të zbardhet vendimi i Apelit. Nuk do të marr pjesë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk merrem më me politikë.”, u shpreh ajo.

Dorëzuat prova të reja apo bëtë rekurs sot?

“Dorëzova ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja bashkë. Ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë jo pa qëllim. Dhjetë policë te dera e shtëpisë të martën që kishim gjyqin në Apel, pesë minuta para se të hynim në gjyq. Ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet provinciale dhe bolshevike. Me atë ccfarë pamë, është me të vërtetë shumë qesharake, jo profesionale, por është një procedure që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për të vazhduar në të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.”, u shpreh deputetja.

A është nëna juaj nën hetim nga SPAK?

“Po, qëkur i kanë bërë kontrollin në banesë i bie që të jetë nën hetim. Pavarësisht se Prokuroria ka ndjekur trike që nuk e di a janë të ligjshme apo jo, që nuk i kanë regjistruar si procedime penale në regjistër, por edhe kur është marrë në pyetje ka qenë pa avokat. Për moshën që ka, ajo duhet të kishte avokatin e saj, pavarësisht se s’kishte ndonjë gjë për të fshehur. Ka një sërë shkeljesh, por ne nuk kemi ndonjë shpresë nga Gjykata e Apelit. Këto janë procedura që do ti ndjekim, sepse kjo çështje do të përfundojë në Strasburg, për shkeljen e gjithë procesit qoftë të të drejtave të njeriut, qoftë të të drejtave të pronës.”, tha Kryemadhi.

Keni bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën shtrënguese?

“Akoma nuk është zbardhur vendimi.”, u përgjigj ajo

PL ka lajmëruar se do bëjë protestë para SPAK në 6 dhjetor, do i bashkoheni protestës?

“Nuk merrem më me politikë, kam nisur një profesion tjetër. Do bëhem ndihmës avokate me sa duket me çfarë po shoh dhe çfarë po lexoj jam e bindur që “të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në 1990”, përfundoi Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA