“Është reformë për vendin, jo për një bashki”, Rama me kryebashkiakët ‘rebelë’ që kundërshtuan hartën e re territoriale: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot
12/08 22:56
Momente frike dhe paniku shoqëruan ndeshjen e djeshme mes Fiorentinës dhe Interit.
Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.
Aktualisht i riu është shtruar në terapi intensive në Spitalin Universitar Careggi, pra ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.
Sakaq mësohet se ai është i ndërgjeshëm/vetëdijshëm, teksa pritet që sot të kryejë analiza të mëtejshme. Sipas asaj që raporton Radio Manà Manà Sport, shkaku i sëmundjes që pësoi Bove dje është rënia e papritur e kaliumit (hipokalemia e rëndë) e cila mund të shkaktojë arrest kardiak.
Top Channel