Një tjetër rezultat i jashtezakonshëm për Lara Colturin në ditën e dytë të garimit ne Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë herë ajo garoi në etpën e Sllallomin e vlefshme si etapë e Kupës së Botës. 18 vjecarja Kuq e Zi arrin nje tjeter top10, duke u renditur saktësisht në vendin e 8-të. Pas vendit të 9-të që zuri mbërmjen e së shtunës në kategorinë e Sllallomit Gjigand, në Sllallom Colturi arriti të paraqitet edhe më mirë.
Me këto rezultate të njëpasnjëshme, sëbashku me atë të një fundjavëe më parë në Austri, ku u rendit e dytë, a skiatorja kuqezi konsolidon pozitat e saj brenda 10 vendeve të para në klasifikimin e përgjithshëm për femra të Kupës së Botës.
Me këto rezultate të shkëlqyera Lara Colturi sëbashku me trajnerët e esajë dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Skive do të rithehen në Europë duke qenë se etapa e rradhës që ishte parashikuarnë Kanada është anulluar për shkak mungesës së borës. Ndalesa e rradhes për Larën do të jetë në Semmering të Austrisë më 28-29 Dhjetor.
Top Channel