Modelja e njohur braziliane Luciana Curtis, bashkëshorti dhe djali i tyre i vogël, u rrëmbyen nga një bandë kriminale pas një darke në një restorant në Brazil.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, kur disa persona të maskuar i detyruan me armë të hipnin në makinë dhe i çuan në një kasolle të braktisur në periferi të qytetit, sipas medias së huaj.
Familja u mbajt peng gjatë natës, nën kërcënimin e armëve, ndërsa banda kërkoi një shumë prej 31 mijë eurosh për lirimin e tyre.
Pas transferimit të parave, pengjet u lanë të lira.
“Jemi mirë fizikisht, por kjo ngjarje ka qenë shumë e rëndë për Lucianën,” thanë të afërmit e saj.
Luciana Curtis, lindur në Sao Paulo nga një baba britanik dhe një nënë braziliane, u zbulua si modele kur ishte adoleshente.
Karriera e saj shpërtheu në vitin 1993 kur fitoi konkursin “Supermodel of the World” në Brazil.
Ajo ka pozuar për revista si Glamour, Cosmopolitan, Marie Claire e Cosmopolitan dhe ka punuar me marka si H&M, Harrods apo Victoria’s Secret.
Top Channel