220 vdekje të tjera fëmijësh janë zbuluar në shkollën famëkeqe rezidenciale të indigjenëve në Kanada, sipas raportit të sotëm të mjekësisë ligjore.
Shifra e fundit i shtohet 656 vdekjeve të konfirmuara te fëmijëve në provincën e Ontario, pas hetimeve të gjera mbi skandalin e “edukimit të detyruar të fëmijëve indigjenë” nga shteti kanadez ne shekujt e 19-te e 20-te.
Sëmundjet prej gjendjes së keqe të jetesës raportohen si shkaku kryesor i vdekjeve por shumë raste tregojnë për vdekje të tmnerrshme të etiketuara si “neglizhencë kriminale” nga autoritetet, shkruan rrjeti shtetëror vendas CBC.
Shumë nga vdekjet janë të paraportuara dhe hetimet pritet të vendosin emrat në shumë nga viktimat e paidentifikuara, teksa kërkimet vazhdojnë.
“Rezultatet e hetimit prite të sjellin përgjigje për familjarët që nuk kanë pasur kurrë idenë çfarë ndodhi me fëmijët e tyre”, tha kreu i hetimeve Mark Mackisoc, i policisë së Ontario.
Vdekjet e shtuara janë zbuluar gjatë zhvarrimeve dhe kërkimeve në të dhënat e shkollës famëkeqe rezidenciale St. Anne në veriun e largët të Ontario, në shkollën e djemve St. Joseph pranë Ottawa dhe në shkollën Mohawk Institute në Brantford, pranë kryeqytetit Toronto.
Kanë qenë rreth 131 shkolla të tilla që operonin prej viteve 1830 ne Kanada qe tashmë janë mbyllur.
Komisioni posaçëm i “Të Vërtetës e Rikëshillimit” ka hetuar shkollat dhe vendndodhjet e institucioneve, teksa llogarit se janë rreth 4,500 vdekje, kryesisht të fëmijëve indigjenë të varrosur në varre shpeshherë të pashënuara. Në një numër rastesh familjarët nuk njoftoheshin për vdekjet.
Mjeku ligjor Dr. Dirk Huyer tha për skandalin: “Këta fëmijë janë zhdukur dhe shumë prindër e familjarët nuk dinin asgjë se çfarë ndodhte me ta”./Anadolu Agency/
Prej fundit të shekullit të 18-të deri në vitet 1970-të, rreth 150,000 fëmijë të popullsive indigjene të Kanadasë u detyruan me forcë të konvertoheshin në fenë katolike dhe nuk lejoheshin të flisnin gjuhën e tyre pasi u vendosën në shkollat konviktore katolike të asimilimit.
Në to rrahjet e abuzimet ishin të kudondodhura dhe 6,000 fëmijë besohet se kanë vdekur. Shkolla të tilla u hapën dhe në SHBA dhe protestat pritet të vijojnë edhe atje, me akuza e pretendime të njëjta nga popullsitë aborigjene amerikane.
Top Channel