Vinicius Jr akuzohet për pirateri! Kreu i Ligës spanjolle akuzon madrilenin se ndiqte ndeshjen në platforma pirate

30/11/2024 21:50

Shumë aktiv në luftën kundër piraterisë në sport, veçanërisht në futboll, presidenti i Ligës Spanjole akuzoi këtë të premte brazilianin Vinícius Jr se kishte përdorur transmetime të paligjshme, nëpërmjet VPN-s, për të ndjekur duelin e kësaj jave të Real Madridit në Champions League, kundër Liverpool.

Në diskutim është një postim i sulmuesit brazilian në Instagram, në të cilin ai tregoi një imazh ku mund të shihet transmetimi i TNT Sports Brasil.

Përballë akuzës nga lideri i La Ligës, ekipi përfaqësues i sulmuesit brazilian i shpjegoi Globoesporte, se Vinícius nuk përdor një VPN për të ndjekur ndeshjet e transmetuesve brazilianë, por përdor më tepër internet nëpërmjet 5G në roaming të të dhënave nga një operator brazilian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA