Rënia e avionit në Lituani, prerja e kabllove në Baltik! Luftë hibride e Rusisë?

29/11/2024 12:26

Ekspertë të ndryshëm hedhin dyshimet se tre njoftime të kësaj jave, në dukje pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, mund të fshehin në fakt diçka më shumë.

Avioni postar gjerman i rrëzuar në Litani, dy kabllo komunikimi u dëmtuan në Detin Baltik; në Rumani, një ekstremist pro-rus i krahut të djathtë arrin çuditërisht deri në balotazhin e zgjedhjeve për presidencën: Edhe pse asgjë nuk është vërtetuar ende, disa politikanë perëndimorë dhe shërbime sekrete dyshojnë se pas të gjitha këtyre ngjarjeve fshihet e njëjta forcë shtytëse: Rusia.

Rreziqet që vijnë nga e ashtuquajtura “luftë hibride” me origjinë tek Kremlini nuk janë të reja; Por ekspertët paralajmërojnë se ato janë rritur në mënyrë kërcënuese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. “Lufta hibride” është zgjerimi i operacionit të pastër luftarak me mjete të shtuara të spiunazhit, sabotimit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve në zgjedhje, propagandës ose fushatave dezinformuese me qëllim dobësimin dhe destabilizimin e armikut nga brenda.

Rusia, paralajmërojnë analistët, ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e saj të aftësive të luftës hibride në vitet e fundit. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës,  shtetet evropiane kanë dëbuar rreth 500 diplomatë rusë. Shërbimi sekret britanik MI5 klasifikon të paktën 400 prej tyre si spiunë. Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit në Gjermani paralajmëron se situata kërcënuese në hapësirën kibernetike është “më e lartë se kurrë” dhe se spiunazhi dhe sabotazhi lulëzojnë në internet.

Në fillim të vitit 2024, Ministria e Jashtme zbuloi 50,000 llogari të rreme të përdoruesve që përhapnin raportime të rreme dhe opinione pro-ruse në rrjetet sociale dhe më pas të lidhnin me faqe interneti të rreme, disa prej të cilave ishin shumë të ngjashme me ato të mediave të njohura të lajmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA